Sulmuesi i Milanit, Noah Okafor, ka dhënë një intervistë të gjatë dhe interesante për revistën “NSS Sport”, në rubrikën e titulluar ‘Më shumë se’, duke bërë një paralelizëm mes artit, futbollit dhe modës.

“Nuk marr shumë vesh nga arti, por besoj se di të dalloj të bukurën. Madje, nëse kërkojmë art në futboll mund të përmend Kakanë. Ai nuk ishte vetëm një futbollist për mua. Mënyra se si ai lëvizte në fushë ishte thjesht e bukur.
Golat e tij nuk ishin kurrë thjesht gola; secili prej tyre ishte një vepër e vogël arti. Është një nder i madh për mua të luaj për të njëjtin klub”, ka deklaruar sulmuesi që aktualisht është në grumbullim me kombëtaren e Zvicrës.
PANORAMASPORT.AL

