Thursday, 22. January 2026
Sport

“Nuk më intereson se çfarë flasin njerëzit”, Tierri Henri i del në mbrojtje Çavit: Truri yt, i dyti pas Pep Guardiolës

GS 23/02/2024 1 Min. Lesezeit

 

Tierri Henri i ka thurur elozhe Çavi Hernandezit pas kritikave të shumta që ka marrë. Ai është shprehur se është i befasuar nga puna e tij në stolin e Barçës.

hgj

“Nuk më intereson se çfarë flasin njerëzit, unë jam i befasuar nga puna që po bën. Ti fitove titullin. Duhet të jesh krenar, dhe unë e di që je. Jam shumë krenar që kam ndarë fushën me ty. Mësova shumë prej teje gjatë aventurës te Barcelona.

Nuk e harroj ditën kur erdhe dhe më the: “Fol pasi të kesh fituar diçka këtu. Atëherë do e kuptosh se çfarë do të thotë Barcelona’”. Truri yt është i dyti vetëm pas Pep Guardiolës sa i përket mënyrës se si e sheh futbollin”, përfundoi ish-sulmuesi francez.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: