Saturday, 14. March 2026
Sport

“Nuk më ka pëlqyer të jem në qendër të vëmendjes”, Bejl: Te Reali shkova prej Ronaldos dhe Benzemasë

GS 10/07/2023 2 Min. Lesezeit

Garet Bejl ka qenë gjithmonë një futbollist atipik.

real-madrid-bale-benzema-ronaldo-2018

Uellsiani u largua nga qendra e vëmendjes edhe kur ishte për vite një nga yjet më të mëdhenj të Realit të Madridit së bashku me Kristiano Ronaldon dhe Karim Benzemanë me të cilët ai formoi treshen historike (BBC) që udhëhoqi ekipin e bardhë drejt katër titujve në Ligën e Kampioneve.

Së fundmi, ai ka dhënë një intervistë për të bërë një bilanc të karrierës së tij profesionale. Duke folur për “The Times”, Bejl ka deklaruar se nuk i ka pëlqyer ndonjëherë që të ishte në qendër të vëmendjes.

“Unë thjesht doja të luaja dhe më pas të zhdukesha”, kujton Bejl, i cili e konsideron lëvizjen e tij në Madrid një moment kyç në karrierën e tij.

Uellsiani vlerësoi gjithashtu lidhjen e tij me Ronaldon dhe Benzemanë.

“Ata të dy ishin një nga arsyet pse u bashkova me Madridin, për të luajtur me të dy dhe gjithashtu me të tjerë si Modriç, Ksabi Alonso dhe më vonë Toni Kros. Unë e di që njerëzit flasin për marrëdhënien time me Ronaldon, por kurrë nuk kam pasur asnjë problem me askënd”, tha Bejl.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: