Karl-Heinz Rummenigge ka paralajmëruar lojtarët e Bayern para ndeshjes me Real Madrid.
Pas fitores 2-1 në Bernabeu, ai ka nuhatur një vetëbesim të tepruar te bavarezët. Ndeshja e kthimit luhet të mërkurën në Mynih.
“Nuk duhet të bëjmë gabimin që të krijohet shumë eufori. Aktualisht po vërej një vetëbesim të tepruar dhe kjo nuk më pëlqen. Real Madrid na ka shkaktuar shumë probleme këtu në Mynih ndër vite. Pikërisht për këtë arsye them se duhet të japim një tjetër performancë të nivelit më të lartë”.
“Duhet të jemi shumë të fokusuar, të luajmë me shumë zgjuarsi dhe të përpiqemi të përsërisim atë që treguam të martën”.
Teilen: