Nuk mjaftoi supergoli i futbollistit shqiptar, Enis Bardhi, Trabzoni pësoi humbje.
Samsuni e ka mposhtur me rezultat 3:1 Trabzonin në kuadër të elitës së futbollit turk.
Bardhi shënoi nga gjuajtja e lirë rreth 22-23 dhe në pozitë anash 16-shit pikërisht në minutën e 32-të.
Në ato momente Bardhi zvogëlojë rezultatin në 2:1, por jo ta shpëtojë skuadrën e tij nga disfata.
Me këtë disfatë, Trabzon mbeti në vendin e tretë me 58 pikë, por tashmë kërcënohet në betejën për Europën sezonin e ardhshëm.
Për Bardhin ky ishte goli i shtatë në këtë sezon.
Samsuni renditet në vend të 12-të me 42 pikë pas javës së 35-të.