Friday, 15. May 2026
Sport

Nuk mund të mungonte në Londër, flamuri shqiptar mes mijëra tifozëve në gjysmëfinalen e Champions

GS 30/04/2025 1 Min. Lesezeit

Arsenali dhe PSG luajtën dje ndeshjen e parë të vlefshme për gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve. Parizienët fituan në Londër me golin e vetëm të Dembele.

bandicam 2025-04-30 10-44-56-836

Atmosfera ishte e zjarrtë. Tifozët e Arsenalit kishin mbushur “Emirates Stadium” për ndeshjen e Champions. Dhe sigurisht në Londër nuk mund të mungonin edhe tifozë shqiptarë.

Një prej tyre ishte kujdesur, që të merrte flamurin me vete. Foto e publikuar e tregon, ndërsa po puth flamurin kombëtar.

Arsenali dhe PSG do të njohin fatin e tyre në javën e ardhshme. Një prej tyre do të luajë në finalen e Ligës së Kampioneve, që do të mbahet në Mynih.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: