Ricardo Sá Pinto, trajneri portugez i APOEL-it në Qipro, ka bërë një veprim të papritur gjatë një konference për media.
Teksa po fliste me gazetarët në fund të triumfit 2:0 ndaj Dila Gorit, për ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës vendosi të largohej nga konferenca për shtyp për një arsye të rrallë.
Katër minuta pasi nisi konferenca para gazetarëve, Pinto u largua nga salla për shkak të klimatizimit aty, përcjell lajmi.net.
“Nuk mund të vazhdojmë kështu”, ka thenë trajneri portugez, duke pretenduar se nuk ka mundur të vazhdojë të flasë për mediat në ato kushte nga ajri i kondicionuar./Lajmi.net/