• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, September 19, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Nuk mungojnë asnjëherë kritikat

04/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Nuk mungojnë asnjëherë kritikat kur bëhet fjalë për Juventusin, aq më pak kur ekipin e drejton një trajner si Alegri, i cili ka mjaft kritikë në Itali.  

4 pikë larg vendit të parë në renditje nga dyshja drejtuese milaneze tashmë janë ngritur kritikat e para sidomos pas disfatës ndaj Sasuolos, por jo gjithçka është për tu hedhur tutje.

Zgjedhja e trajnerit për të sulmuar me dyshen Vlahoviç-Kieza komentohet me nota pozitive edhe pse bashkëjetesa varet shumë nga fakti se që të dy lojtarët duhet që të pranojnë të aktivizohen në zona ku nuk janë të ambientuar.  

Vera nuk ishte më e mira për Dushan Vlahoviçin, lojtarin për të cilin “Zonja” pagoi shuma marramendëse.

Sa i përket Kiezës, puna e bërë gjatë periudhës parapërgatitore ka qenë e fokusuar në stërvitjen taktike pasi për Alegrin ai është “një sulmues dhe duhet të luajë përpara”.

Dyshja është atipike dhe nuk ka dyshim për këtë, por mungesën e fantazisë dhe teknikës së rafinuar e kompensojnë me vendosmëri, fiziku, shpejtësia dhe goditjet nga distanca.

Për më tepër, Alegri është përqendruar tek ata pasi i shikon si të “uritur” për të lënë pas sezonin e fundit ku kaluan më shumë kohë në infermieri se në fushë.

Next Post

Prihet bileta për fluturim, Broja gati për kombëtaren, të dielën zbarkon në Shqipëri

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.