Një rekord historik është vendosur në fundjavën e kaluar në Serie A. Përballja mes Como-s dhe Romës në stadiumin “Sinigaglia”, të dielën në mesditë, përfundoi me rezultatin 0-0.
Ky është barazimi i parë pa gola në elitën e futbollit italian për sezonin 2026-27, i regjistruar në javën e gjashtë të kampionatit, në ndeshjen e 54-të. Kjo shënoi serinë më të gjatë pa asnjë barazim 0-0 në fillim të një sezoni të Serie A në 77 vitet e fundit.
Në 53 ndeshjet e para radhazi të sezonit 2026-27 në Serie A, ishte shënuar të paktën një gol. Ishte pikërisht ndeshja e së dielës mes Como-s dhe Romës ishte e para që përfundoi 0-0 në këtë sezon, duke shënuar kështu serinë më të gjatë pa barazime pa gola që nga fillimi i sezonit 1949-50.