Interi gjeti sot avantazhin ndaj Juventusit në pjesën e parë të ndeshjes falë një autogoli të mbrojtësit bardhezi Federiko Gati. Ky i fundit devijoi me gjoks topin në portën e vet pas një krosimi nga e djathta
Kjo rezulton të jetë hera e tretë në historinë e ndeshjes mes dy skuadrave në Serinë A, që Juventusi i dhuronte avantazhin kundërshtarëve historikë me anë të një autogoli.
Sipas portalit të statistikave të “Opta”, hera e parë kishte qenë me Aldo Vollono në janarin e vitit 1931, ndërsa e dyta në marsin e vitit 1950 me Alberto Bertuçelin.
PANORAMASPORT.AL