Monday, 30. March 2026
Sport

Nuk përtypte dot problemet ekonomike, ish-sulmuesi italian tenton vetvrasjen

GS 30/08/2023 1 Min. Lesezeit

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në botën e futbollit.

Mediat italiane bëjnë me dije se Waldemar Victorino tentoi vetëvrasjen, ndërsa edhe pse u dërgua në spital me shenja jete, mundësitë për të mbijetuar janë thuajse zero, pasi mjekët kanë informuar se truri i tij ka vdekur.

Ish-sulmuesi i Cagliarit raportohet se po kalonte një periudhë vështirësie ekonomike në ditët e fundit të jetës.

71-vjeçari uruguaian, i cili luajti (ndër shumë të tjerë) me Progreso, River Plate, Deportivo Cali, veshi fanellën e Cagliar-it në sezonin 1982-1983./ h.ll/abcnews.al

Teilen: