Saturday, 14. March 2026
Sport

Nuk po gjen hapësira për shkak të Halandit, kampioni i Botës vendos mbi të ardhmen te Siti

GS 11/07/2023 1 Min. Lesezeit

Julian Alvarez ka treguar që mund të bëjë shumë edhe pse nga stoli. Gjithsesi mediat argjentinase kërkojnë që ai të gjejë një klub tjetër, në të cilin do të ketë akoma dhe më shumë mundësi të tregojë veten se te Mançester Siti.

haland alvarez

Por për kampionin e Botës duket se gjërat nuk janë aspak kështu. Siç bën me dije eksperti i merkatos, Fabricio Romano, Alvarez nuk ka ndërmend që të huazohet këtë sezon te asnjë skuadër.

Gjithashtu ai duket se është i lumtur te “qytetarët” dhe pritet që këta të fundit t’i rinovojnë kontratën 23-vjeçarit.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: