Friday, 27. March 2026
Sport

“Nuk po largohem nga Italia për paratë”, në Itali zbulojnë të ardhmen e Mançinit: Miliona euro për t’u bërë trajner i…  

GS 24/08/2023 1 Min. Lesezeit

Roberto Mançini u largua nga drejtimi i Italisë në mënyrë të papritur dhe menjëherë pasi u zyrtarizua largimi i tij, Mançini u shpreh se nuk ka dhënë dorëheqje për çështje parash por për faktin se kishte përplasje me presidentin e federatës.

roberto-mancini_joxd7b3t8ldd1h21meuyrdcma

Sakaq, “Gazzetta dello Sport” raporton se Mançini ka arritur akordin me Arabinë Saudite, për t’u bërë trajneri i ekipit kombëtar. Për këtë aventurë të re, veç klauzolave dhe stafit që do të jetë personal i Mançinit, paga do të arrijë në vlerën e 90 milionë eurove.

Trajneri pritet që të marrë 30 milionë euro në sezon dhe objektivat janë të qarta. Menjëherë puna e tij do të nisë nga Kupa e Azisë, ku më pas duhet që të kualifikojë skuadrën për në Botërorin e 2026. Ditët në vijim, pritet që të bëhet edhe zyrtarizimi i trajnerit.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: