• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Nuk po mendojmë për Ligën e Europës, ja pse Milani im ka dy…fytyra”, trajneri Pioli: Do reagojmë me Romën

13/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në shtatë javët e fundit të kampionatit, Milani ka grumbulluar 16 pikë, vetëm më pak se Interi (17) – Juventusi 17. Pas rënies në Kupën e Italisë që kushtoi eliminimin, kuqezinjtë nesër ndaj Romës kanë një shans për të fshirë shijen e keqe të humbjes me Atalantën. Për këtë ka folur Stefano Pioli në një intervistë për televizionin e klubit.

PIOLI

Si do ta analizonit momentin e skuadrës?

Po kalonim një moment të mirë dhe eliminimi nga Kupa ishte një hap fals dhe që ka lënë shumë zhgënjim mes nesh. Duhet të reagojmë, të shndërrojmë zhgënjimin në vendosmëri dhe inat.

Përse ky Milan shfaq shpesh dy fytyra?

Ndonjëherë mjafton një episod për të na çoroditur dhe kjo na ka ndodhur thuajse në të gjitha humbjet që kemi pësuar. Humbasim distancat dhe nuk kemi idetë e duhura. Reagimet shpesh janë bujare, por nuk mjaftojnë sepse për të goditur në mënyrën e duhur, nevojitet edhe qartësi.

Cili është mendimi juaj për vendimet e arbitrave?

Ka raste që e kam të vështirë të kuptoj mënyrën e gjykimit, por për rastet e VAR-it mund të them se teknologjia duhet të shfrytëzohet sa herë është e mundur.

Si i shpjegoni vërshëllimat ndaj skuadrës?

Duhen pranuar. Jo gjithmonë mund të marrësh duartrokitje dhe kur ka kontestime ne i kuptojmë tifozët sepse disa rezultate të caktuara na mërzisin edhe ne.

Si reagohet në këto situata?

Ka vetëm një rrugë. Të tentojmë në ndeshjen e radhës sërish me vendosmëri dhe forcë, me keqdashjen që mund të na bëjë të fitojmë. Do të përballemi me një ekip të vështirë si Roma që gjithashtu kërkon të dalë nga një moment jo i mirë.

Tani ju ngelet vetëm Liga e Europës….

Kemi rifituar ritmin tonë në kampionat ku na presin ende pesë ndeshje përpara se të luajmë në Europë. Për momentin fokusi ynë është vetëm te sfida me Romën.

Meqë luajti dhe u prezantua, çfarë mund të thoni për Terraçanon?

Mendoj se nuk ishte e lehtë sepse me ne kishte bërë vetëm një stërvitje, pastaj hyri në një moment të vështirë, në fillim ishte i frikësuar, por më pas doli deri diku në lojën e tij. Ai është një djalë solid që ka baza të shkëlqyera dhe do të jetë në gjendje të jetë i dobishëm për ekipin.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI- PANORAMASPORT.AL

 

Next Post

“Ishte per ty, Franz”, Bayern fiton të parën pas ikjes së legjendës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.