Tuesday, 19. May 2026
Sport

Nuk po shkëlqen më si dikur, nisja më e dobët e Levandovskit në 12 vitet e fundit

GS 09/11/2023 1 Min. Lesezeit

Robert Levandovski nuk po kalon momentin e tij më të mirë. Sulmuesi, i cili kishte shënuar pesë gola në Hamburg gjatë kohës së tij në Gjermani te Dortmundi (2) dhe Bajerni (3), u kthye përsëri në “Volksparkstadion” me Barcelonën.

levandovski

Bashkë me dëshirën e tij të madhe për t’u kthyer te goli. Por në fund, sikurse dhe Barça, ai u largua me realitetin e hidhur për të: gjashtë ndeshje radhazi pa shënuar në të gjitha kompeticionet.

Kjo është seria e tij më e keqe e golave që nga koha kur aktivizohej në Bundesligë me Dortmundin midis dhjetorit 2010 dhe shkurtit 2011, kur polaku sapo kishte nisur karrierën e tij në futbollin e madh europian. Kundër Alaveshit pritet autokritika e tij!

PANORAMASPORT.AL

Teilen: