Portieri i përfaqësueses belge, Koen Kastels, ka vendosur të tërhiqet nga kombëtarja në shenjë proteste. Shkak është bërë rikthimi i Tibo Kortua.
Kastels qëndronte si zgjedhje e parë në 18 muajt e fundit, pasi Kortua refuzonte të luante nën urdhërat e ish-trajnerit Tedesko.
“Është e çuditshme që federata ka bërë rikthimi 180 gradë dhe po i shtron tapetin e kuq për ta mirëpritur atë me krahët e hapur.
Si fillim më duket e çuditshme që Kortua mund ta vendosë vetë rikthimin. Nuk është çështja tek ai, por te federata. Nuk shkon me standardet dhe vlerat që mendoj duhet të ketë një skuadër dhe organizatë. Nga sot mund të them se nuk jam në dispocion”, tha Kastels për “MidMid” këtë të diel.
Trajneri i ri, Domeniko Tedesko, ka tashmë këtë situatë në përfaqësuesen belge.
PANORAMASPORT.AL