Thursday, 29. October 2026
Futboll

Nuk pret janarin, Mourinho vendos që tani për fatin e Camavinga

GS 29/10/2026 1 Min. Lesezeit

Edhe pse ka luajtur vetëm 365 minuta këtë sezon dhe është tashmë një rezervist i rregullt, Eduardo Camavinga nuk do të largohet nga Real Madrid, të paktën gjatë merkatos së janarit.

Sipas Bernabeu Digital, Jose Mourinho nuk është i gatshëm të heqë dorë nga një lojtar i cili, duke marrë parasysh gjatësinë dhe vështirësinë e sezonit, mund të luajë një rol vendimtar.

“Trajneri portugez beson se lojtari mund të jetë i dobishëm në muajt në vijim dhe nuk ka ndërmend të humbasë një opsion për mesfushën e tij në mes të sezonit. Mourinho nuk dëshiron të ndahet nga lojtari në janar dhe preferon ta mbajë atë në skuadër për t’u përballur me sfidat që e presin ekipin gjatë pjesës së dytë të sezonit. Prandaj, mungesa e minutave në fushë nuk do të thotë se trajneri ka vendosur ta lërë të largohet”, shkruan Bernabeu Digital.

Teilen: