Në konferencën e sotme për shtyp, një ditë para përballjes me Arsenalin, Diego Simeone nuk i ka shpëtuar dot pyetjes në lidhje me të ardhmen e Julian Alvarez. Argjentinasi do të jetë personazhi kryesor i verës së ardhshme dhe interesin e madh të ekipeve të tjera ndaj tij, e ka pranuar dhe Diego Simeone.
“Arsenal i interesuar për Julian Alvarez? Epo, nuk jam në mendjen e tij. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe ka interes nga Arsenali, PSG, Barcelona dhe ekipe të tjera. Por kjo nuk është asgjë për të cilën jam i shqetësuar.
Mendja ime është vetëm tek Arsenal dhe te mënyrat që duhet të gjejë për ta ndëshkuar ku të jetë e mundur”, tha Simeone.
Teilen: