• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Nuk tallem kur them se jam Zoti”, Intervistë unike e Ibrahimoviç: Jam më i miri, le të q*** pjesa tjetër

02/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Zlatan Ibrahimoviç ka qenë një lojtar me një ego të jashtëzakonshme të cilën duket se e ruan edhe pasi i ka dhënë lamtumirën fushave të lojës. Kjo kuptohet nga një intervistë e veçantë që ka dhënë për gazetarin Piers Morgan, ku ai flet për veten, por edhe për raportin që kishte me persona të ndryshëm të botës së sportit gjatë karrierës së tij.

IBRAHIMOVIC

“A do të luash me zjarrin? Do të jem unë zjarri yt. Por do të digjesh. Kur them se jam Zoti, mendon se po tallem? Nuk po tallem. Të luaj rolin e një të keqi në filmat e Xhejms Bond? Do ta shtypja Bond, por jam shumë i kushtueshëm, nuk jam gratis. Guardiola? Në takimin e parë me të më tha ‘Kujtohu, këtu lojtarët nuk vijnë me Ferrari’. Unë solla Ferrarin tim.

Të shënosh një gol është më mirë se të bësh seks? Seksi është më mirë, kushdo që e mendon ndryshe ka një problem me seksin, ka nevojë për ndihmë. Raiola? Ishte një humbje e madhe. Nuk ishte vetëm një menaxher, ishte gjithçka për mua. Ia ndjej ende mungesën, ia ndjejnë të gjithë.

Një gjë që kam gabuar? Nuk shkova te Arsenali, nuk bëja prova, me të vërtetë. Jam më i miri, le të q*** pjesa tjetër”, janë disa pjesë nga intervista e Ibrahimoviç që do të publikohet në ditët në vijim.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Debatik Curri e akuzon portierin pas barazimit të Prishtinës me Fushë Kosovën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.