Thursday, 9. April 2026
Sport

Nuk u nderua nga klubi i tij për Botërorin, Al Khelaifi i përgjigjet kritikave të Mesit: Respektuam tifozët

GS 24/09/2023 1 Min. Lesezeit

Lionel Mesi kritikoi ashpër ish-klubin e tij, PSG-në, për shkak se nuk e nderoi siç duhet për fitimin e Kupës së Botës në Katar.

al khelaifi mesi

Për këtë ka zgjedhur që të flasë vetë presidenti i “parizenëve”,  Naser Al Khelaifi, i cili tha se nderimi ndaj argjentinasit nuk mungoi, por gjithashtu duhej të respektoheshin dhe tifozët e klubit.

“Siç e panë të gjithë, ne publikuam një video ku festuam me Mesin në stërvitje dhe privatisht për fitimin e Kupës së Botës. Por me respekt, ne jemi një klub francez dhe ishte shumë e ndjeshme të festonim në stadium. Ne duhet të respektonim vendin që ai mundi në finale, shokët e tij të skuadrës që luanin me Francën dhe gjithashtu mbështetësit tanë”, deklaroi numri 1 i PSG-së.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: