Roli i Gavit te Barcelona u zvogëlua gjatë këtij sezoni dhe kanë nisur thashethemet për një largim të mundshëm nga klubi në merkaton e verës.
Sipas Fichajes, një nga ekipet që po e monitoron nga afër situatën e tij është Atletiko Madrid. Stili luftarak i mesfushorit spanjollit përputhet në mënyrë të përkryer me idealet e Diego Simeones dhe ai do të mirëpriste ardhjen e një lojtari që sjell energji, karakter dhe një etikë të shkëlqyer pune në mesfushë.
Që një marrëveshje e mundshme të ketë një shans të vërtetë, Atletiko do të duhet të paraqesë një ofertë që i pëlqen bordit të Barçës. Nuk është vetëm çështje financash, por edhe e projektit sportiv dhe bindjes së vetë lojtarit për të ndryshuar mjedisin e tij.
PANORAMASPORT.AL