Saturday, 28. March 2026
Sport

Nuk vlejnë kartonat për Lumbardh Dellovën, do të luaj ndaj Turqisë

GS 28/03/2026 1 Min. Lesezeit

Lumbardh Dellova do të jetë nën urdhërat e Franco Fodas, për ndeshjen vendimtare, ndaj Turqisë.

Mbrojtësi i Kosovës pas fitores së mbrëmshme ndaj Sllovakisë, deklaroi se nuk do të luaj të marten, për shkak se ka plotësuar numrin e kartonëve, shkruan IndeksOnline.

Por në rregulloret e UEFA-s thuhet se nuk vlejnë kartonët nga faza e grupeve, dhe Dellovës i janë pastruar para ndeshjes së play-offit.

Me Dellovën në mbrojte, Kosova do të jetë e kompletuar.

Teilen: