Saturday, 14. March 2026
Sport

Numërimi mbrapsht ka filluar, Christian Pulisic pritet këtë javë në Milano

GS 10/07/2023 1 Min. Lesezeit

Gjithçka është bërë gati tani për ardhjen e Christian Pulisic te Mialn.

Kuqezinjtë dhe Chelsea po rregullojnë detajet e fundit dhe më pas lojtari do të zbarkojë në Milanello për testet mjekësore, të cilat priten nga mesi i javës.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Milan ka gjetur akordin me blutë e Londrës për shifrat e 20 milionë euro plus bonuese. Futbollisti nuk do të zërë vend për shtetasit jashtë BE-së, pasi ka pasapoortë kroate.

Ky do të jetë një transferim i bujshëm i Milanit dhe Pioli do të ketë shumë shpejtë nën mbikqyrje lojtarin e talentuar amerikan./h.ll/abcnews.al

Teilen: