Monday, 25. May 2026
Sport

Nunez reagon pas huqjes së mbrëmshme: Nëse rrëzohem, ngrihem!

GS 20/02/2025 1 Min. Lesezeit

Darwin Nunez ishte fytyra tragjike e Liverpoolit mbrëmë, në barazimin 2-2 ndaj Aston Villas.

Sulmuesi uruguaian kishte një mundësi të artë të shënonte golin e fitores, por nuk arriti ta dergonte topin në rrjetë, edhe pse ishte i vetëm para portës.

Nunez iu ka dërguar një mesazh tifozëve të Liverpoolit, duke thënë se ai nuk ishte më i miri tre javë më parë dhe nuk është as më i keqi tani, pas humbjes së atij rasti.

“Unë nuk isha më i miri tre javë më parë, dhe nuk jam më i keqi tani. Nëse rrëzohem, ngrihem. Nuk do të më shihni kurrë të dorëzohem. Do t’i jap të gjitha deri në ditën e fundit që jam këtu në Liverpool.”, ka shkruar Nunez.

Teilen: