• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, September 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Nxehet Ançeloti, përplaset me gazetarët për Modriçin: Nuk kam frikë që ta lë në stol

27/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Realit të Madridit, Karlo Ançeloti, dha një nga konferencat më të forta deri më tani këtë sezon pas humbjes ndaj Atletikos dhe kritikave që i është dashur të dëgjojë për vendimet që ka marrë në derbi dhe që nuk kanë funksionuar. Ashtu siç pritej, trajneri as nuk dridhet dhe madje i ka marrë me humor gazetarët, ndonëse vërtet ka nisur të bezdiset disi: “Nëse më duhet t’u përgjigjem të gjitha kritikave, do ta kaloj gjithë ditën këtu në konferencën për shtyp”, deklaroi italiani.

anceloti

KRITIKAT – “Është normale kur gjërat nuk shkojnë mirë, nuk më intereson, është pjesë e të qenit trajner i Realit të Madridit. Duhet të shihni gjërat që kemi bërë mirë, të cilat janë shumë dhe gjërat që ne kemi bërë gabim, të cilat janë pak. Vlerësimi im është i ndryshëm nga ai që bëjnë të gjithë të tjerët, e di se çfarë duhet të bëjmë, duke marrë parasysh që deri më tani kemi bërë mirë, duke përmirësuar gjërat. Çdo sistem ka dobësitë e veta, mesfusha në formë rombi nuk është sistemi perfekt, secili ka dobësinë e tij”.

GOLAT NË MINUTAT E PARA – “Ka ndodhur shumë herë gjatë këtij sezoni dhe duhet të korrigjohemi patjetër. Në disa raste kemi mundur të përmbysim, por kjo nuk ndodhi ndaj Atletikos”.

NDRYSHIMET NË DERBI – “Ajo që ka ndryshuar te Bellingami është vetëm në mbrojtje, në sulm ishte e njëjta gjë. Unë e kam ndryshuar pozicionin e Modriçit, por një gjë të tillë e kisha bërë edhe më parë”.

PROBLEMET NË MBROJTJE – “I kemi parë dhe i kemi analizuar golat e pësuar. Duhej të tregoheshim shumë më të kujdesshëm”.

FRIKË NGA MODRIÇ E KROS – “Mund të më bëni një përmbledhje? Sepse nuk i kam parë. Cilat? Asgjë nuk më shqetëson. Nuk kam frikë të lë në stol Modriçin dhe Krosin. Ata nuk kanë luajtur shumë, kjo është e vërtetë, por sa herë që hidhen në fushë japin kontributin e tyre. Nëse më duhet t’u përgjigjem të gjitha kritikave, duhet të kaloj shumë kohë këtu dhe mendoj se nuk është e nevojshme”.

KSABI ALONSO – “E kam pasur si lojtar dhe ka aftësi të mëdha. Uroj që ai, Rauli apo Arbeloa të jenë trajnerë të Madridit”.

Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI – PANORAMASPORT.AL

Next Post

Futbollisti u ofron policëve para për t’ia liruar shokët e arrestuar për drogë, publikohen pamjet

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.