Tuesday, 16. June 2026
Sport

“O çuna, si fiket ky Instagrami?”/ Historia qesharake e portierit që “u zgjua” me pesëfishin e popullsisë së shtetit të tij në rrjete sociale

GS 16/06/2026 1 Min. Lesezeit

Harrojini strategjitë e marketingut dhe videot virale! Nëse doni të bëheni të famshëm brenda natës, receta është kjo: mbushni 40 vjeç, luani në ligën e dytë portugeze, shkoni në Kupën e Botës dhe bllokoni kampionët e Evropës.

Këtë formulë zbuloi Vozinha, portieri veteran i Kepit të Gjelbër.

Përpara ndeshjes me Spanjën, ai kishte një profil modest me 46 mijë ndjekës – kryesisht familjarë dhe komshinj në ishull. Por, pasi kreu 7 pritje mbinatyrale, celulari i tij thuajse shpërtheu: brenda tre orëve, llogaria e tij shënoi plot 2.8 milionë ndjekës!

Tashmë, Vozinha ka në Instagram pothuajse pesëfishin e popullsisë së shtetit të tij.

Imagjinoni skenën në dhomat e zhveshjes ku veterani pyet shokët e skuadrës: “O çuna, si fiket ky Instagrami se më mbaroi bateria?!”. Spanja nuk i shënoi dot gol, por bota e internetit e “gjeti në rrjetë” pa mëshirë!

Teilen: