Për shumë klube, e sido mos për ato me problem ekonomike, është kthyer në modë që të afrojnë lojtarë pa kontratë.
Jo domosdoshmërish të padobishëm, gjetja e lojtarëve falas është një mënyrë mbijetese. Edhe klubet si Barcelona po e përdorin joshjen e tyre për t’u forcuar pa paguar kosto të çmendura kartonësh. Sipas “Marca”, katalanasit kanë dy vite që qëndrojnë në elitë duke përdorur lojtarë të cilët nuk i kanë blerë. Plot 13 të tillë, për të cilët po ju zbulojmë edhe dinamikat e punësimit.
KESI – Ish-mesfushori i Milanit erdhi një vit më parë si zgjedhje formacioni, por nuk u përshtat siç pritej me trajnerin Ksavi, që e përdori më shumë për rotacione. Sidoqoftë, kontributi i afrikani mbetet i pamohueshëm.
KRISTENSEN – Te Çelsi në momentin që i përfundoi kontrata ishte në maksimumin e tij, por ndërkohë ashtu si Kesi edhe danezi u kthye në një zgjedhje të dytë duke qenë alternativë për titullarët.
BEJERIN – Pas Arsenalit ai zgjodhi të shkonte te Betisi, ku zhvilloi një sezon të mirë. Me kontratën në duart klubi londinez përjetoi një sezon me shumë dritëhije në Katalunjë, për të përfunduar më pas në Portugali pa shumë lavdi.
ALONSO – Paraqitjet e larta me Çelsin në prapavijat me tre ose katër bënë të mundur që Barcelona ta punësonte falas pa i kushtuar rëndësi kostos së rrogë. Nën urdhrat e Ksavit edhe ai rezultoi një afrim falas tepër i goditur.
DEPAI – Erdhi falas nga Lioni, por Barça e shiti për dy milionë euro (tek Atletiko) pasi në “Camp Nou” holandezi nuk arriti të përsëriste gjërat që kishin bërë pararendësit e tij. Sidoqoftë, i solli para katalanasve dhe ia vlejti investimi për “los colchoneros”.
ERIK GARSIA – Po vuan shumë të imponohet te Barça dhe kjo mund ta shtyjë klubin që ta shesë. I ardhur falas, ai do të siguronte një plusvalencës, sidoqoftë trajnerit Ksavi i takon fjala e fundit pasi spanjolli ka qenë një lojtar i përdorur dendur për rotacione.
AGUERO – Problemet me zemrën ia mbyllën karrierën para kohe, por në aq pak kohë sa qëndroi ishte një zgjedhje shumë ë pëlqyer. Koha e pakët për t’u shprehur si bomber e bën të pamundur vlerësimin e tij në 360 gradë.
OBAMEJANG – Problemet me Artetën e shtynë të zgjidhje Barcelonën, ku la një kujtim të mirë, pavarësisht se për largimin ishte shkaktar afrimi i Robert Levandoskit që i hoqi një minutazh të gjerë.
DE JONG – Shumë i kritikuar, por roli dhe statistikat e tij e bëjnë të respektueshëm për gjithçka ka dhënë.
ADAMA TRAORE – E pamundur të shkëlqente siç bëri në Angli, spanjolli u rikthye atje ku ishte pas vetëm një viti në Katalunjë.
DANI ALVESH – Erdhi si alternativë për krahun, duke luajtur për aq sa ishte e nevojshme. Tashmë braziliani përbën lajm nga…burgu.
GYNDOAN – Nuk dihet ende çfarë do të bëjë turko-gjermani në “Camp Nou”, por vjen me petkun e kampionit të Europës dhe të Anglisë. E pamundur të dështojë.
REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL