• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Objektivat e Ferrarit në vitin 2025

19/12/2024
in Formula 1, Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtori i ekipit të Ferrarit, Frederik Vasër, është optimist për vitin 2025. Ai thekson progresin e bërë nga Lëklerk gjatë sezonit që përfundoi dhe nënvizon se Hemilton ka ardhur për të ndihmuar skuadrën për të fituar titullin botëror.

Pasi iu afrua fitimit të titullit të konstruktorëve në përfundim të botërorit 2024, Ferrari po e shikon vitin 2025 në Formula 1 me më shumë ambicie. Leëis Hamilton dhe Charles Leclerc kompletojnë një ekip ëndrrash, dhe të kesh dy pilotë kryesorë në të njëjtën skuadër mund të krijojë disa probleme menaxhimi. Por jo sipas Frederic Vasseur.

“Nuk jam aspak i shqetësuar për Charles dhe Lewis. Ata të dy kanë një nivel shumë të lartë, janë të shpejtë, kanë përvojë dhe shumë respekt të ndërsjellë. Krahasimi mes të dyve vetëm do të përmirësojë performancën” – tha drejtori i ekipit të Ferrarit, në intervistën dhënë për Sportmediaset.

Synimi kryesor i ekipit të Maranelos tani është që Ferrari t’u kthehet titujve botërorë, jo vetëm garave të Çmimeve të Mëdha. “Hamilton vjen me përvojën e fitimit të shumë titujve botërorë. Dhe këtë ai kërkon ta përcjellë edhe në ekipin tonë. Për ne është e rëndësishme ta kemi këtë nxitje nga pilotët. Britaniku vjen me një vizion tjetër dhe jam i bindur se përvoja e Leëis do të jetë e dobishme”, – shtoi Vasër.

Pritshmëritë janë të mëdha edhe për Leclerc, i cili duhet të bëjë një hap të mëtejshëm në cilësi, pretendon Vasër: “Charles është ende i ri dhe këtë sezon ai ka bërë një hap përpara në drejtim të pjekurisë dhe menaxhimit të garës. Një kërcim i mirë në krahasim me vitin e kaluar, veçanërisht në menaxhimin e vështirësive në rrjedhën e sezonit”. Vasër konfirmon se makina e re e Ferrarit për Botërorin e 2025 në Formula 1 do të zbulohet në 19 shkurt.

Next Post

Ancelotti trajneri më i trofeshëm i Real Madridit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.