Interi ka hyrë në treg në kërkim të një tjetër sulmuesi, për të shtuar alterntivat cilësore për Martinez, Turam e Taremi. Objektivi i zikaltërve prej kohësh është bërë Albert Gudmundson, por transferimi i futbollistit të Xhenoas mund të ndeshet me një pengesë të madhe për çështje që nuk kanë të bëjnë me fushën e lojës.
Futbollisti akuzohet në vendlindjen e tij, Islandë, për përdhunim nga një e re. Ajo e ka akuzuar atë se e ka përdhunuar në verën e kaluar pasi janë njohur në një lokal në Reikjavik. Çështja ishte hedhur poshtë nga gjykata dy muaj më parë por tani është rihapur dhe me sa duket kërkohet që vetë Gudmundson të paraqitet para gjykatës për të dhënë versionin e tij të fakteve, duke rrezikuar seriozisht një dënim të rëndë.
Sipas legjislacionit islandez, nëse vërtetohet akti i dhunës seksuale, atëherë Gudmundson rrezikon nga një vit burg, deri ne 16 vite heqje lirie. Çështja do të gjykohet në vjeshtë ndaj çdo klub që kërkon sulmuesin, duhet të marrë parasysh edhe këtë problem jo pak të vogël të futbollisti i cili ka bërë shumë mirë në këtë sezon në Serinë A duke tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha.
PANORAMASPORT.AL