Jan Zomer është objektivi kryesor i Interit për të zëvendësuar Andre Onanën i cili u transferua te Mançester Junajtid.

Duket se palët kanë rënë dakord për këtë transferim, por ende pritet zyrtarizimi.
Vetëm portieri ka zgjedhur që të flasë për këtë gjë duke mos dhënë shumë detaje.
“Është diskutuar shumë për këtë gjë këto ditë, le të shohim se çfarë do të ndodhë. A jam larg nga Bajerni? E di që kam një marrëdhënie të shkëlqyer me çdo komponent këtu”, u shpreh zvicerani.
PANORAMASPORT.AL
Teilen: