Arsenali ka qenë për dy vite radhazi shumë pranë titullit të kampionit, por në fund nuk ia kanë dalë ta fitojnë atë.
Këtë vit Topçinjtë synojnë ta ndalin dominimin e Manchester Cityt dhe për këtë ka folur edhe mesfushori Martin Odegaard.
Kapiteni i Arsenalit Martin Odegaard, ka bërë një thirrje për bashkëlojtarët e tij, duke theksuar rëndësinë e përgatitjes për sezonin e ardhshëm.
Duke folur gjatë turneut të ekipit në SHBA, Odegaard theksoi se çdo lojë ka rëndësi dhe se ekipi duhet të jetë i mprehtë që në fillim.
“Pushimi veror është i mrekullueshëm për pushim dhe punë. Kam gjetur një ekuilibër të mirë midis të dyjave dhe tani ne jemi kthyer duke luajtur ndeshje kundër ekipeve të mira. Është një mënyrë e shkëlqyer për t’u përgatitur për sezonin”.
“Këto ndeshje janë perfekte për të qenë në formë dhe gjithashtu për të marrë mentalitetin e duhur”, shtoi ai.
Odegaard ndër të tjera ka këshilluar bashkëlojtarët e tij të përgatiten mirë pasi qëllimi është i qartë, të fitojnë trofe me Arsenalin.