Saturday, 4. April 2026
Sport

Odise Roshi shënon gol në Turqi

GS 04/04/2026 1 Min. Lesezeit

Odise Roshi ka shënuar gol me fanellën e Ankara Keçiorengucu në sfidën e sotme kundër Vanspor në Ligën e Parë Turke.

Ish-mesfushori i kombëtares shqiptare ka shënuar golin e dytë për skuadrën e tij në fitoren 3-0 përballë Vansporit.

Roshi ka shënuar 7 gola në kampionat këtë sezon, ndërsa skuadra e tij i është afruar zonës së Play Off-it pas këtij suksesi.

Teilen: