Oda Ekonomike Kosovës dhe Federata e Futbollit të Kosovës kanë nënshkruar ditën e sotme Memorandum Bashkëpunimi me qëllim të forcimit të mëtejmë të zhvillimit të futbollit në vend.
Lajmin të ditur e ka bërë Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.
“Krahas aspektit të çështjeve të sponsorizimit, Memorandumi me OEK-un parasheh edhe mbështetjen e FFK-së përmes ‘ATA Carnet’, një sistem ky i cili lehtëson lëvizjet ndërkombëtare të mallrave dhe pajisjeve tona”, u shpreh Ademi.
Ademi ndërkohë tha se ky memorandum është një hap i rëndësishëm për futbollin dhe na i lehtëson në masë të madhe procedurat doganore./Lajmi.net