• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Oferta e fundit për yllin e Chelseat

23/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Manchester United prej kohësh është vënë në ndjekje të Mason Mount, talentit në pronësi të Chelseat. “Djajtë e Kuq” deri më tani kanë dërguar dy oferta zyrtare në drejtim të “Bluve të Londrës”, por që po aq herë edhe janë refuzuar.

Gjithsesi, United do të provojë edhe njëherë të fundit me një ofertë e cila do të vijë në përmirësim nga ato të mëparshmet.

Pritet që United t’i ofrojë Chelseat 55 milionë paund ndërsa i kanë bërë të ditur klubit nga Londra se presin një përgjigje përfundimtare deri në fundin e kësaj jave.

Nëse oferta e tretë refuzohet sërish nga Chelsea, atëherë United do të heqë dorë nga Mason Mount dhe do të fokusohet në alternativa të ndryshme. Kujtojmë se “Djajtë e Kuq” dhe 24-vjeçari e kanë gjetur prej kohësh gjuhën e përbashkët teksa sulmuesi është i vendosur për të provuar një eksperiencë në Old Trafford.

Mount është pjesë e skuadrës së Chelseat prej vitit 2019, por sulmuesi nuk ka mundur të gjejë vazhdimësinë e duhur dhe sezonin e fundit e mbylli me vetëm tre gola të shënuar. Ndaj, një aventurë e re larg Stamford Bridge, mund të “zgjojë” sërish versionin më të mirë të Mount.

Next Post

Merr fund ëndrra “Klop”, tifozët gjermanë nuk besojnë te Hansi Flik

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.