Barcelona po përpiqet makismalisht për të rikthyer Leo Messin në Spanjë këtë merkato të verës, por po haset me vështirësi financiare. Sipas kreut të “Mediapro” dhe që mban të drejtat e transmetimit për La Liga, Jaume Roures, ka zbuluar për “Cadena “SER” se oferta nga Arabia Saudite për Messin është rritur.
Në fillim thuhej se oferta e parë ishte 400 milionë euro për një kontratë 2-vjeçare, por tashmë Roures deklaroi se ata e kanë rritur ofertën me 100 milionë euro më shumë dhe jo për dy, por për një sezon. Pra 500 milionë euro për Messin për një sezon, një shifër e jashtëzakonshme.
Al Hilal është i pari klub që është shfaqur si kandidati kryesor për të nënshkruar me Messin, por gjithashtu thuhet se ka edhe klube të tjera saudite që janë të gatshme të bëjnë këtë nënshkrim./h.ll/abcnews.al
La Liga TV chief Jaume Roures has claimed that Lionel Messi’s offer to play in Saudi Arabia has been increased to €500m for one year. #Barca #PSG #Messi pic.twitter.com/NVRDnRKdV2
— Football España (@footballespana_) May 18, 2023