Presidenti i Lazios, Claudio Lotito ka marrë një ofertë prej 35 milionë eurosh nga Arabia Saudite për kartonin e Ciro Immobile. Siç njoftojnë mediat saudite, sulmuesi ka gati një kontratë për dy vite, me 18 milionë euro pagë në sezon. Ashtu si Lotito, edhe sulmuesi italian është duke e menduar këtë mundësi.
Vetëm pasi të ketë marrë dritën jeshile të lojtarit, Lotito do të jetë në gjendje të fillojë të negociojë çmimin më të lartë me klubet e interesuara (Al Shabab dhe Al Wheda) për të maksimizuar të ardhurat dhe për të dalë në treg për të kërkuar një zëvendësues për kapitenin e ekipit.
E njëjta manovër e bërë për Milinkovic-Savic, shitur për 40 milionë te Al-Hilal pavarësisht kohës së pakët për negociata./ h.ll/abcnews.al