Pas dështimit të tij në krye të Sampdorias, ish-futbollisti dhe trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, mund të vazhdojë karrierën e tij si trajner në Arabinë Saudite.
Sipas informacionit të publikuar nga gazetari Nikolo Shira në profilin e tij në “X”, disa klube saudite dhe të Katarit kanë shfaqur interes për ish-trajnerin e Juventusit dhe Sampdorias.
Pirlo, që ka kaluar një periudhë të vështirë pas largimit nga Torino, duket se mund të gjejë mundësi të reja në Lindjen e Mesme, ku futbolli po kalon një periudhë zhvillimi dhe investimesh të mëdha.
Kjo mund të jetë një mundësi për të rikuperuar reputacionin e tij si trajner dhe për të filluar një kapitull të ri të karrierës.
PANORAMASPORT.AL