• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 5, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ofertë e re për Junus Musahun, kuqezinjtë synojnë akordin brenda 24 orëve

19/07/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sipas “SportMediaset”, orët janë shumë të nxehta për transferimin e mundshëm të Junus Musahut në Milano. Drejtuesit kuqezi kanë paraqitur një ofertë të re zyrtare gjatë ditës së djeshme në takimin me homologët e Valencias. Nga 13 milionë eurot e ofruara javën e kaluar, tashmë propozimi është rritur në 18 milionë euro.

musah

Valencianët kanë kërkuar kohë reflektimi dhe kolegët e “Marca”-s bëjnë të ditur se me siguri presin që shtimi i nja dy milionëve bonuse për të arritur në shifrën e 20 milionëve.

Negociatat mund të mbyllen brenda 24 orëve, në mënyrë që lojtari të hipë në avionin që do të çojë Milanin e Piolit në SHBA të premten për turneun amerikan. Ndërkohë, me lojtarin, i cili dje nuk mori pjesë në miqësoren kundër Notingemit, Milani e ka një marrëveshje për një kontratë 5-vjeçare me 2 milionë euro në sezon.

Për amerikanin do të ishte edhe një rikthim në Itali, pasi kujtojmë se falë punës së prindërve ai i ka hedhur hapat e para në futboll pikërisht në Gadishullin Apenin. Kujtojmë se Junus Musah ka 3 vite që luan në radhët e Valencias, por afirmimi ka ardhur vetëm në sezonin e fundit, kur ai zbriti në fushë 37 herë. Për të vetëm dy asiste, teksa për herë të parë ka mbyllur një kampionat pa shënuar të paktën një gol, siç kishte bërë në dy turnetë pararendës.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Vendimi i Mbappes tashmë është marrë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.