Wednesday, 23. September 2026
Sport

Ofertë konkrete për Elseid Hysajn, Ascoli këmbëngul për mbrojtësin kuqezi

GS 23/09/2026 1 Min. Lesezeit

Hysaj aktualisht ndodhet në grumbullimin e Kombëtares shqiptare për ndeshjet e Nations League, edhe pse është ende pa skuadër. Pas largimit nga Lazio, mbrojtësi i krahut të djathtë nuk e ka gjetur ende strehën e re, ndaj dhe emri i tij qarkullon në merkato.

Ascoli synon të forcojë mbrojtjen dhe një opsion është Hysaj me parametra zero. Sipas shtypit sportiv italian, javët e fundit ka pasur kontakte mes palëve. Oferta e parë është refuzuar nga lojtari shkodran për arsye ekonomike, edhe pse në parim ai ka qenë dakord për të luajtur me këtë skuadër.

Ascoli pretendon ngjitjen në Serie B dhe aktualisht mban vendin e 5-të pas 5 javësh, duke qenë vetëm 3 pikë larg kreut. Klubi italian i ka propozuar Hysajt një tjetër kontratë dyvjeçare, me rritje page, nëse Ascoli ngjitet në Serie A.

Mbrojtësi kuqezi nuk ka dhënë ende një përgjigje përfundimtare. Ascoli po këmbëngul dhe shpreson ta bindë, pasi ka nevojë për eksperiencën e Hysajt në misionin e ngjitjes në elitë.

Teilen: