• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, September 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

OKB-ja, e shqetësuar nga racizmi në futbollin italian

31/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Komiteti përgjegjës për luftën kundër racizmit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka ngritur “një flamur të kuq” mbi futbollin italian në gjetjet e fundit të publikuara në një raport më 31 gusht.

Komiteti për Eliminimin e Diskriminimit Racor (CERD) ngriti shqetësime rreth çështjeve ekonomike ose sociale në gjashtë vende, përfshirë Kroacinë, Namibinë, Senegalin, Turkmenistanin dhe Uruguain, si dhe Italinë, ku veçoi futbollin.

Abuzimi racist që synonte lojtarët me origjinë afrikane, ose nga Evropa Lindore, në ligën elitare të futbollit në Itali, Serie A, tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare në prill pas ndëshkimit për futbollistin Romelu Lukaku.

Sulmuesi belg mori një karton të dytë të verdhë pasi festoi golin e shënuar për Interin në një gjysmëfinale të Kupës së Italisë, duke iu drejtuar tifozëve të Juventusit, të cilët e kishin abuzuar në mënyrë racore, duke mbajtur gishtin tregues në buzët e tij.

Pasi ndëshkimi i tij fillestar me një ndeshje shkaktoi një reagim të zemëruar, autoritetet italiane të futbollit e tërhoqën ndëshkimin.

CERD-ja tha në deklaratën e saj se për sa i përket Italisë, ajo “u alarmua nga politikanë dhe zyrtarë të nivelit të lartë qeveritar që përdornin gjuhë të urrejtjes dhe diskurs politik racist kundër pakicave etnike”, duke specifikuar romët dhe personat me origjinë afrikane.

“Komiteti ngriti gjithashtu një flamur të kuq për aktet raciste gjatë ngjarjeve sportive, përfshirë sulmet fizike dhe verbale kundër atletëve me origjinë afrikane”, thuhet në raportin e publikuar.

“Komiteti i kërkoi Italisë t’i hetojë të gjitha abuzimet raciste në sport dhe t’i sanksionojë përgjegjësit”.

Një nga anëtarët e komitetit, Regine Esseneme, nga Kameruni, i kërkoi Italisë t’u kushtojë vëmendje të veçantë këtyre rasteve, që po përsëriten veçanërisht në fushën e futbollit.

Abuzimi racist nga tifozët e futbollit ka qenë një çështje diskutimi në disa vende në muajt e fundit shkaku i sulmeve të përsëritura ndaj sulmuesit brazilian të Real Madridit, Vinicius Junior, në Spanjë.

Next Post

​Mblidhet Bordi i FBK-së, merren vendime të rëndësishme

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.