Skuadra e Oklahomës, mëngjesin e sotëm është shpallur sot kampione në Konferencën e Perëndimit
Basketbollistët e Oklahoma City Thunder siguruan një fitore bindëse ndaj Minnesota Timberwolves me rezultatin 124:94, duke u kualifikuar në finalen e madhe të NBA-së.
Me fitoren e fundit Thunder e kthyen serine në rezultatin 4 me 1, për të avancuar tutje.
Gjithqka u pa në çerekun e parë, Oklahoma tregoi dominim të plotë, duke e mbyllur atë me epërsi të thellë 26:9, çka la pak dyshime për fatin e ndeshjes.
Ylli i skuadrës, Shai Gilgeous-Alexander, shkëlqeu sërish me 34 pikë, 7 kërcime dhe 8 asistime, duke konfirmuar statusin e tij si MVP i ligës.
Po ashtu superylli i Oklahomas, u shpall edhe MVP I finaleve të konferencës së perëndimit.
Ai u përkrah mirë nga Chet Holmgren me 22 pikë dhe 7 kërcime, si dhe Jalen Williams me 19 pikë e 8 kërcime.
Nga ana tjetër, Minnesota nuk arriti të mbajë ritmin, me Julius Randle që realizoi 24 pikë dhe Anthony Edwards që kontribuoi me 19.
Pas kësaj fitoreje, Oklahoma City Thunder pret në finale fituesin e serisë ndërmjet Indiana Pacers dhe New York Knicks me Pacers që aktualisht kryeson 3-1.