Wednesday, 13. May 2026
Sport

Oklahoma nuk zhgënjen

GS 23/05/2025 1 Min. Lesezeit

Ekipi i Oklahoma fitoi sot 118-103 ndaj Minnesota në finalen e dytë play off të Konferencës së Perëndimit, duke udhëhequr 2-0 serinë. Thunder i shfrytëzoi në maksimum dy ndeshjet në fushën e tij, duke i fituar të dyja.

Edhe pse Minnesota luajti disi më mirë krahasuar me takimin e parë, sërish vendasit patën epërsi dhe e merituan fitoren.

Anthony Edwards realizoi 32 pikë për Minnesota, por që s’mjaftuan për të fituar.

Në kahun tjetër, i zakonshmi Alexander Shai shkëlqeu në fushë, duke realizuar 38 pikë, mbështetur edhe nga Jalen Williams me 26 pikë e Chet Holmgren me 22 pikë. Dy ndeshjet e radhës do të luhen në fushën e Minnesota.

Konferenca e Lindjes-Finale

New York – Indiana, (0-1)

Konferenca e Perëndimit-Finale

Oklahoma – Minnesota, 118-103 (2-0)

Teilen: