• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, May 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Olimpiadën ma ndaloi Reali”, Mbape: S’i druhemi askujt, në Gjermani jemi për… trofeun

17/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Te Franca prej ditësh ekziston një çështje politike që ka të bëjë me votimet në Francë dhe koalicione. Teksa ka lojtarë që kërkojnë pjesëmarrje masive, të tjerë si Mbape u duk sikur sugjeronin të kundërtën.

mbape

Në këtë klimë ka qenë edhe konferenca për shtyp e kapiteni te Francës në kuadër të ndeshjes me Austrinë, e programuar për sot në 21:00.

A është normale nisja e kësaj konference për shtyp me diçka tjetër përveç futbollit në prag të “Euro 2024”-s?

Gjithkush ka një sens prioritetesh. Ndeshja me Austrinë është e rëndësishme, por edhe situata aktuale. Jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e turneut dhe një debutimi të suksesshëm. Është roli im si kapiten të mobilizoj shokët dhe të mbroj ngjyrat e vendit tonë. Njëra nuk e pengon tjetrën. Ne jemi profesionistë dhe duhet të përshtatemi.

Në çfarë niveli jeni fizikisht?

Gjëja më e rëndësishme është ajo mendore. Sa larg jam i gatshëm të shkoj për të fituar. Më mirë të kem kokën në maksimumin e formës sesa këmbët. Gjëja më e rëndësishme është të investohet për të fituar këtë ndeshje të parë.

Çfarë mendoni për pozicionet e lojtarëve të skuadrës franceze?

Secili ka analizën e tij, çfarëdo që të thuhet, do të ketë të mirat dhe të këqijat. Ata janë futbollistë por janë shtetas francezë dhe nuk janë jashtë situatës që po përjeton Franca. Të gjithë kanë lirinë e shprehjes. Personalisht, mund të ndjek vetëm atë që më duket më e rëndësishme. Ekziston një detyrë civile dhe për qytetarët francezë është e rëndësishme. Futbolli ka aftësinë t’i bashkojë të gjithë.

Çfarë mendoni për skuadrën spanjolle, ju që do të luani në La Liga?

Është një skuadër e madhe që u shfaq dje kundër Kroacisë. Është një ekip që do të shkojë larg në garë, shpresoj jo shumë larg. I uroj atyre më të mirat.

Ka ndonjë shans t’ju shohim në Olimpiadë?

Klubi im ka një qëndrim shumë të qartë, nga ky moment mendoj se nuk do të marr pjesë në lojëra. Po bashkohem me një ekip të ri. Ardhja në shtator për një aventurë të re nuk s’është fillimi më i mirë. Tani do t’i jap më të mirën kësaj skuadre franceze. Sigurisht që do t’i shikoj të gjitha ndeshjet si tifoz. Unë jam aktor, por në Olimpiadë do të jem spektator. Shpresoj që të marrin medaljen e artë.

REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Kroacia me mision 3 pikët ndaj Shqipërisë, një lojtar mungon në stërvitje

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.