Michael Olise shumë shpejt do të renditet mes lojtarëve më të paguar të Bayern-it. Drejtuesit e klubit janë të bindur se lojtari francez i plotëson të gjitha kushtet që të jetë imazhi i skuadrës në të ardhmen së bashku me Davies, Musiala dhe Upamecano.
Aktualisht Olise përfiton në Mynih një pagë vjetore prej 12 milionë eurosh, të cilat shkojnë deri në 16 milionë euro me arritjen e disa bonuseve. Më i paguari në klub është Kane me 24 milionë euro në sezon dhe drejtuesit e Bayern po punojnë që edhe Olise të listohet mes më të paguarve.
“Që në sezonin e tij të parë Olise ka bërë gjëra të mëdha. Ai është prej atyre lojtarëve, të cilët tifozët vijnë ta shikojnë me qejf në stadium”, tha drejtori sportiv i Bayern, Max Eberl. “Olise është imazhi i Bayern-it të ri, shpresoj që të luaj për ne për shumë e shumë vite”, tha presidenti i Bayern, Heiner. Në këtë drejtim klubi po bën ç’mos për të përpiluar një akord të ri për Olise, i cili ka dhe 3.5 vite kontratë me Bayern-in, i cili shprespn ta mbajë më gjatë në Mynih duke i propozuar një akord të ri që skadon në 2031-in.