Tuesday, 6. October 2026
Futboll

Olise pas fitores ndaj Belgjikës: Zidane po sjell ide të reja, ne e ndjekim besnikërisht

GS 06/10/2026 1 Min. Lesezeit

Michael Olise, autor i dy golave dhe një asistimi në fitoren 4-1 ndaj Belgjikës, foli për TF1 pas ndeshjes: “Mendoj se luajtëm mirë në fund. Pjesa e parë ishte e vështirë, sepse përballë një skuadre që mbrohet ulët është gjithmonë e vështirë. Sidoqoftë vazhduam të luanim dhe në fund bëmë mjaft mirë.

Është edhe një çështje kolektive. Zidane sjell ide, ne i ndjekim dhe e kemi bërë mirë këtë në të katërta ndeshjet. Do të vazhdojmë kështu. Jam gjithmonë i lumtur të luaj për Francën. Është kënaqësi të jem këtu me ekipin, sepse ka shumë lojtarë cilësorë”.

Désiré Doué, autor i një goli dhe dy asistimeve, shtoi: “Donim me çdo kusht ta fitonim ndeshjen e fundit. Tani kemi 10 pikë. Të gjithë ishim të përfshirë, si ata që nisën titullarë, ashtu edhe zëvendësuesit. Duhet të vazhdojmë kështu. Nuk është kurrë e lehtë të shënosh, sidomos ndaj një skuadre të tillë që mbrohet mirë, por kemi shumë talente në ekip, ndaj është fantastike”.

 

 

Teilen: