Sunday, 19. July 2026
Sport

Olise vendos rekord të ri, kalon shifrën e vendosur nga Pelé 56 vite më parë

GS 19/07/2026 1 Min. Lesezeit

Finalja e vogël e Botërorit 2026 i ka shërbyer Michael Olise për të vendosur një rekord të ri. Sulmuesi francez ka arritur që të përgatisë dy prej katër golave që shënoi Franca në total.

Mëngjërashi i Bayern mbylli një sezon fantastik duke i dhënë dy asist Mbappé. Falë kësaj paraqitjeje Olise u bë lojtari i parë në historinë e turneut që jep 7 asist në një edicion të vetëm.

Më parë ky rekord i përkiste Pelé, i cili mbylli Botërorin Meksikë 1970 me 6 asist.

Teilen: