Saturday, 17. October 2026
Futboll

Olmo dhe Koundé në radarët e Bayernit? Gazetari i njohur gjerman zbulon të vërtetën

GS 17/10/2026 1 Min. Lesezeit

“Bayern Munich nuk po përgatit, të paktën për momentin, asnjë lëvizje për ta transferuar Dani Olmon apo Jules Koundé në merkaton e dimrit”. Kështu raporton Christian Falk, gazetari i njohur për informacionet rreth klubit gjerman, duke përgënjeshtruar lajmet e një ofensive të mundshme të kampionëve të Bundesligës për dy futbollistët e Barcelonës.

Sipas Falk, përgjegjës për futbollin në grupin mediatik “BILD”, “nuk ka negociata dhe as plane për ta konkretizuar ndonjërin prej këtyre dy operacioneve në janar”.

Megjithatë, interesi i bavarezëve për lojtarët e Barcelonës nuk është i ri. Në fillim të tetorit, “Mundo Deportivo” raportoi se Bayerni po ndiqte nga afër Dani Olmon. Më herët, “Sky Sports” kishte bërë të ditur se klubi gjerman mund të ofronte deri në 90 milionë euro për mesfushorin spanjoll.

Falk mohon se aktualisht po përgatitet një ofertë për futbollistin e lindur në Terrassa, por thekson se “Olmo mund të mbetet një alternativë tërheqëse për Bayernin në planin afatgjatë”. Vëzhgimi i tij nga klubi gjerman vazhdon.

 

Teilen: