Dani Olmo ka bërë një debutim të madh tek Barcelona, pasi dje realizoi golin e fitores ndaj Rayo Vallecanos në udhëtim, për t’ia siguruar katalunasve tre pikë tjera në La Liga.
Olmo tha se nuk ka se si të niste më mirë aventura e tij tek ekipi i madh spanjoll, përcjell GazetaBlic Sport.
“Nuk ka mënyrë më të mirë për të bërë debutimin tim. Unë dua t’ia dedikoj golin tim familjes sime,” tha Dani Olmo pas fitores së Barcelonës kundër Rayo.
“Ne jemi gjithmonë të përgatitur për gjithçka, nuk dorëzohemi kurrë”.
“Ne duam të fitojmë, qoftë edhe në minutën e 90-të ose 100-të,” përfundoi Olmo.
/GazetaBlic Sport