Wednesday, 18. March 2026
Sport

Onana flet si portier i Unitedit

GS 21/07/2023 1 Min. Lesezeit

Portieri Andre Onana, ka folur për herë të parë si lojtar i Manchester Unitedit.

Ish-portieri i Interit, tashmë është zyrtarizuar tek “Djajtë e Kuq”. 27 vjeçari, i cili me klubin nga “Old Traffordi”, ka nënshkruar kontratën deri në verën e vitit 2028, ka thënë se është nder i jashtëzakonshëm për t’iu bashkuar Man Unitedit.

Onana thotë se ka punuar shumë gjatë gjithë jetës për të ardhur tek klubi anglez.

“Të bashkohesh me Manchester United është një nder i jashtëzakonshëm.

Unë kam punuar shumë gjatë gjithë jetës sime për të arritur në këtë moment, duke kapërcyer shumë pengesa gjatë rrugës”, ka thënë Onana.

Teilen: