Portieri i Manchester United, Andre Onana ka dhënë një intervistë për mediet britanike, ku ka folur për kalimin e tij në Premier League, vështirësitë dhe kritikat e shumta që ka marrë.
Pavarësisht kësaj, Onana arriti të reagojë të shohë anën pozitive, ndërsa shprehet se te United mbërriti si portieri më i mirë në botë dhe sipas tij është normale që të ketë kritika.
“Të jesh lojtar i Manchester United, kur nuk fiton, është e drejtë të pranosh kritika sepse në fund të ditës është pjesë e punës. Unë jam këtu sepse kam ardhur si portieri më i mirë në botë, është normale që kishte kritika për mua, sepse të gjithë presin shumë, në të njëjtën kohë kam marrë edhe shumë dashuri”,-tha fillimisht ai.
Më tej, portieri i United shtoi se duhet të gjesh një ekuilibër dhe se sipas tij kritikat të bëjnë mirë, pasi reflekton.
“Thjesht duhet të gjesh një ekuilibër dhe ndonjëherë kritikat janë të mira sepse të bëjnë të reflektosh në gjërat që nuk ke bërë mirë, kështu që për sa më përket mua, i marr pozitivisht”-theksoi Onana.